Gjorçe Petrov, Gazi Babë, Aerodrom janë vetëm pjesë e komunave ku është duke udhëhequr kandidatja për presidente të Republikës së Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, njofton Republika nga burimet e saj. Sipas asaj që kemi si të dhëna nga votat e numëruara në Gazi Babë, për Siljanovska Davkova, kanë votuar dy herë më shumë qytetarë sesa për Stevo Pendarovski dhe SDSM. Dallimi midis Siljanovskës dhe kandidatit të SDSM-së është gjithashtu i madh në Kumanovë si dhe në Manastir. Në disa vende kjo diferencë është 2,5 deri në 1.

Së shpejti me informata më të detajuara.