Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, kandidatja për kryetare të shtetit, Gordana Siljanovska Davkova shkroi se “kisha nderin të marr pjesë në zgjedhjet presidenciale me Blerim Rekën”.

“Diskutimet që i kishim, edhe për çështjet që pajtoheshim, si dhe për ato që nuk pajtoheshin, ishim të nivelit të lartë dhe rritën cilësinë e debatit”, shkroi Siljanovska.

Siljanovksa i uroi për votat e marra dhe se i vjen keq që nuk arritë në rrethin e dytë.

Mbrëmë, Siljanovska në paraqitjen e saj, tha se nëse votat e Blerim Rekës i shtohen votave të saj, “tregimi” për president të shtetit do të merr fund.

“Nëse votat që ne kemi fituar, ia shtojmë votat që ka marrë kandidati i pavarur Blerim Reka, tregimi për kryetar shteti do të përfundojë dhe atëherë do të mund të shpresojmë për të ardhme evropiane”, tha mes tjerash Siljanovska.