Fokusi i Qeverisë së ardhshme të VMRO-DPMNE-së do të jetë ekskluzivisht në ekonomi. Fillimisht nevojitet të sigurojmë shtet juridik. Për momentin, nuk kemi siguri juridike për investimet tona dhe nuk kemi politika ekonomike të parashikueshme, konsideron kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në një emision në Televizionin 24 Mickoski tha se ne nuk kemi mjaftueshëm fuqi punëtore të kualifikuar, para se gjithash me arsim të lartë, por edhe me arsim të mesëm dhe zejtarë, duke treguar si shembull deficitin e saldatorëve sepse ato ose nuk janë ose e kanë lënë vendin.

Që të vijnë njerëz që të investojnë në vend ose investitorët vendas që do të investojnë në proceset e prodhimit, tha Mickoski, duhet të ketë shtet funksional juridik.

Ai shtoi se nëse njerëzit mendojnë se nuk ka siguri juridike për investimet e tyre, atëherë ata nuk do të ndjehen të qetë dhe nuk do të investojnë në shtet.

Në emision, lideri i VMRO-DPMNE-së tha se deri në fund të mandatit të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së, paga minimale do të arrijë mbi 18.000 denarë.