Ekzistojnë shumë mënyra të shpejta me anë të së cilave ju mund të humbni peshë shpejt  dhe për një kohë të shkurtër. Gjithsesi shumica nga këto mënyra janë strikte dhe do t’iu lënë të uritur dhe të pa kënaqur.

Sipas shkencëtarëve  plani I duhur për të humbur peshë shpejt dhe pa  e dëmtuar sistemin tuaj metabolik është ky:

1. Shmangni përdorimin e sheqerit dhe karbohidrateve

Nëse arrini ta bëni këtë, niveli I urisë do të bie dhe ju do të merrni më pak kalori. Në anën tjetër shmangia e përdorimit të sheqerit mund ta ulë sasinë e insulinës në gjak.  Nëse e bëni këtë ju automatikisht do të hani më pak dhe trupi juaj nuk do të ketë nevojë për shumë kalori.

2. Konsumoni më shumë proteina, yndyrna dhe perime

Çdo vakt që hani duhet të përmbajë proteina, perime apo yndyrna të shëndetshme. Mishi I bardhë, salmoni, vezët janë tre ushqimet e preferuara, nëse dëshironi të arrini një humbje të peshës për një periudhë të shkurtër kohore. Me anë të këtyre tre ushqimeve ju arrini të merrni sasinë e duhur të protenave dhe njëkohësisht të mos fitoni peshë. Krahas këtyre proteinave, ju duhet të konsumoni edhe perime të ndryshme si: brokili, lulelakër, domate, spinaq, kastravec dhe patate. Në vend të vajit të lulediellit, është e këshilueshme të përdorni vaj ulliri apo vaj kokosi.

3. Ushtroni vetëm 3 herë në javë

Ju nuk keni nevojë të ushtroni çdo ditë, sipas shkencëtarëve  3 herë në jave është e mjaftueshme që të arrini të humbni kalori. Ngritja e peshave është shumë e këshillueshme, për shkak se shkakton humbjen e kalorive dhe njëkohësisht nuk shkakton prishjen e pocesit të metabollizmit siç bëjnë disa ushtrime të tjera.

Disa metoda të tjera që këshillohen nga ekspertët janë: konsumoni ujë përara se të hani ushqim, shmangni pijet e gazuara, hani ngadalë,ecni apo bëni ndonjë aktivitet fizik dhe bëni gjumë të rregullt.