Kim Kardashian ka lejuar për herë të parë një revistë botërore që të hyjë në super rezidencën e saj në Kaliforni.

Gjatë intervistës së zhvilluar brenda saj me “Vogue”, pikaset një rezidencë e tëra në ngjyrë të bardhë dhe me hapësira të bollshme,.

Rezidenca e dyshes së njohur në fillim ishte në pronësi të Lisa Marie Presley.

Çifti West vendosi më pas që ta rinovonin atë me një shifër prej 40 milionë dollarësh.

Nga fotografitë e realizuara nga “Vogue”, shtëpia duket se është dizenjuar në mënyrë të atillë që familjarët të gëzojnë hapësira të bollshme.

Kujtojmë se familjes së Kim dhe Kanye West do t’i bashkohet për pak muaj një pjesëtar i gjashtë, një djalë i cili do të vijë në jetë nga një nënë surrogate.

k3-1
k2
k4