Çiljeta Xhilaga është një nga personazhet e famshëm të skenës shqiptare që e kanë agjëruar muajin e Ramazanit.
Madje, disa ditë më parë, gjegjësisht në Natën e Kadrit, ajo u ka bërë thirrje të rinjve që të luteshin te Zoti, transmeton Top Channel.
Por, mision për Çiljetën, ishte edhe ta konvertonte nënën e saj, nga ortodokse në myslimane. Këtë, ajo e ka treguar gjatë pjesëmarrjes në emisionin “E Diell”.
Ajo ka rrëfyer se i ka kërkuar të ëmës të thotë shehadetin, (deklarimi i fesë islame) dhe ajo e ka thënë këtë gjë. Njëherësh, këngëtarja tregoi se janë falur së bashku me nënën.
“I thash mamit, thuaj shehadetin. E tha ajo. I thash tani të bëra myslimane. E kam ulur dhe mamin në sexhde, është falur me mua”, ka thënë Çiljeta.
Comments are closed for this post.