Harxhimet minimale mujore për një familje katëranëtarëse në muajin gusht, janë rritur për 213 denarë, në krahasim me muajin korrik.
Kështu tregojnë të dhënat më të reja të përpunuara nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Sipas këtyre të dhënave, në muajin gusht një familje katëranëtarëshe për të mbuluar harxhimet bazë i janë dashur 34.342 denarë, ndërsa në familje ka të paktën një nxënës, atëherë harxhimet rritën për të paktën 8 mijë denarë, dhe në këtë rast harxhimet e përgjithshme do të ishin 42.342 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më shumë para nevojiten për ushqim dhe pije – 14,633 denarë, për banim 10,818 denarë. Për higjienë personale ishin të nevojshme 2,382 denarë, dhe për transport minimalisht 2,529 denarë. Minimum prej 1.068 denarë ishin të nevojshëm për aktivitetet kulturore, dhe 736 denarë për shëndetësinë.
Analiza e LSM-së tregon se kostoja e jetesës po rritet vazhdimisht, ndërsa pagat kanë stagnuar.
“Kostoja e jetesës është gjithashtu dinamike. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, rritja më e lartë u regjistrua në ushqime dhe pije me 1.5 përqind, duke përfshirë perimet 15.8 përqind, djathë dhe gjizë 1.1 përqind, mish 0.9 përqind, bukë dhe drithëra 0, 7 përqind dhe qumësht gjithashtu nga 0.6 për qind etj. Një barrë e veçantë për qytetarët, pra e një familje prej katër vetash, këtë muaj është fillimi i vitit shkollor, për të cilin sipas të dhënave që janë zyrtarisht të disponueshme dhe të prezantuara për publikun, prindërit duhet të lënë mënjanë të paktën rreth 8,000.00 denarë për fëmija që ndjek shkollën fillore ose të mesme”, thonë nga LSM.
Prandaj, ata konsiderojnë se kërkesa e tyre që paga minimale të jetë së paku 60 përqind e pagës mesatare është e justifikuar, sepse siç thonë, dy paga minimale nuk janë të mjaftueshme për të mbuluar harxhimet minimale të një familje.
Comments are closed for this post.