Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 552 testime dhe janë regjistruar 45 raste të reja me COVID-19.
Prej rasteve të reja 10 janë në Shkup, 4 Kumanovë, Shtip dhe Prilep nga një rast, Tetovë 5, Gostivar 4, Kriva Pallankë dhe Radovish nga një rast, Koçani 9, Probishtip 1, Berovë 5, Dellçevë 1 dhe Kërçovë 2.
ISHP sot regjistroi 86 të shëruar dhe shtatë viktima. Prej viktimave dy janë nga Strumica, (52, 62), një nga Dibra (54), një paciente nga Shtipi (53), një paciente nga Prilepi (66), një nga Koçani (66) dhe një nga Sveti Nikole (23).
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë është 16.780, numri i të shëruave është 13.949 dhe numri i të vdekurve është 700. Momentalisht në Maqedoni ka 2.131 raste aktive./
Comments are closed for this post.