MPB njofton se dje kanë vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fuhsën e komunikacionit në të gjithë territorin e Shkupit, me çka janë shqiptuar 171 masa.

“Në të gjithë territorin e Shkupit janë shqiptuar 171 masa, ndër të cilat 70 për tejkalim të shpejtësisë, 11 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë masa për motoçiklist.

Janë shqiptuar 22 masa për këmbësorët, pesë masa për automjete të paregjistruara, nëntë masa për përdorim të telefonit, katër masa për mospërdorim të rripit të sigurisë…”, thuhet në njoftimin e MPB-së.