Shqiptarët në Itali po përjetojnë atë që po ndodh në vendin fqinj.

Italia gati është gjunjëzuar nga përhapja e koronavirusit, por gjestet e vogla të solidaritetit, nuk mungojnë mes njerëzve. Madje janë pikërisht këto gjeste që japin forcë për përballimin e kësaj situate.

Një operator sanitar shprehu simpatinë për një grua shqiptare, e cila u ofroi drekën mjekëve, infermierëve dhe operatorëve sanitarë, shkruhet në një gazetë të provincës së Piacenzës.

Gruaja me emrin Hatixhe Hallulli, ose siç e thërrasin Tixhe, është nënë e tre fëmijëve, dhuron gjithmonë, edhe gjatë vitit, torta dhe fokace për personelin e Ndihmës së Shpejtë së Fiorenzuolës të cilat i bën në shtëpi në furrën e saj.

Sot personeli shëndetësor është i gjithë i fokusuar tek COVID-19 dhe po merret me personat e prekur, por Tixhja vazhdon t’u dërgojë ato që mundet duke mos dashur të identifikohet”, theksuan mjekët e spitalit duke e falënderuar publikisht.

Na solli kuzhinën dhe shpresën e saj, theksoi stafi i spitalit të Fiorenzuolës.