Mëngjesin e ditës së sotme një tjetër shqiptar ka humbur jetën në burgjet greke.

Fjala është për Albert Bakon, i cili sipas mediave greke është vrarë nga bandat rivale.

“Protothema” shkruan se ngjarja ka ndodhur në burgun e Koridhalosë në Athinë.

Ndërsa Bako ishte transferuar nga burgu i Chania-s.

Shqiptari Bako është dënuar si autor i sulmit në një lokal në Mikrolimano në Nëntor të vitit 2014, ku u plagosën 14 persona.

Ndërsa emri i tij është përmendur edhe si i përfshirë në vrasjen e avokatit grek Antonopoulos.