Brenda 10 ditëve në Shqipëri do të mbërrijnë edhe 50 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V”.

Lajmin e dha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pasditen e sotme në një postim në Facebook, ku thekson se do ta fitojmë këtë luftë me forcën e karakterit e të këmbënguljes.

Por ende nuk dihet nëse 50 mijë dozat do të jenë dhuratë si herën e parë nga Emiratet e Bashkuara, apo marrëveshja është direkte me Rusinë.