Tyson Furyt i është mbushur kupa. The Gypsy King është “lodhur duke dëgjuar justifikime” nga Anthony Joshua dhe Dillan Whyte, derisa ai po shikon ta finalizojë luftën e ardhshme
Fury ka bërë thirrje që Joshua të tërhiqet nga rimeçi i tij me Oleksandr Uzyk, duke lëshuar rrugën për një ndeshje mes Fury dhe Usyk që ata të ndeshen për në kategorinë e peshave të rënda.
Nëse nuk arrihet një marrëveshje me Joshua, ndeshja e detyrueshme e WBC-së me Whyte do të mbahet të mërkurën, me synimin që meçi radhës të jetë me Furyin.
“Jam i lodhur nga këta budallenj, i lodhur nga justifikimet e tyre”, tha ai në rrjetet sociale.
“A do të luftojë me mua Dillian Whyte? A do të largohet Anthony Joshua? Tik tak, tik tak.koha ka mbaruar. Të gjithë ju po fshiheni – frikacakë”.
Pavarësisht këtyre ecejakeve, skuadra e Fury mbetet optimiste që ata mund të arrijnë një marrëveshje me Joshuan para se të bëhen ofertat, të cilat do ta lejojnë atë që të luftojnë kundër Usyk.
Negociatat, megjithatë, mund të përfundojnë pasi që Joshua mohoi se ka një marrëveshje.
Përgjigja e Anthony Joshuas për Tyson Fury
Pasi u zbuluan që promotorët e Fury, Frank Warren dhe Bob Arum janë në bisedime me skuadrën e tij, Joshua ka thënë se ka mohuar të nënshkruajë çdo kontratë.
“E dini çfarë është e keqe në të gjitha këto intervista që shihni?”, tha ai. “Shoh intervista të caktuara që citojnë çfarë kam thënë, dhe mendoj vetmevete; ‘Nuk kam bërë asnjë intervistë. Nga ku i ka marrë ky person këto informata’”.
“Dëgjoj njerëz duke thënë, ‘AJ pranoi 15 milionë funte të tërhiqet’. Nuk kam nënshkruar asnjë kontratë, nuk kam parë asnjë kontratë. Jam një burrë që e kontrolloi fatin tim, jam një individ i mençur që mund t’i llogarisë vendimet e mija dhe çdo hap që marrë”.
Comments are closed for this post.