Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër të ambasadorit bullgar Ivajlo Kirov ndaj maqedonasve në Gollobordë dhe në Prespë. Në kulmin e regjistrimit të popullsisë në Republikën e Shqipërisë, ambasadori bullgar Ivajlo Kirov, pa respektim elementar për ndjenjat kombëtare të maqedonasve në Republikën e Shqipërisë, sulmoi hapur popullatën maqedonase në Gollobordë dhe në Prespë, synimi është për t’i bindur ata të regjistrohen si bullgarë. Me veprimet e tij ambasadori bullgar tejkalon kompetencat e tij si përfaqësues i shtetit bullgar në Republikën e Shqipërisë.
Nga ana tjetër, një akt i tillë i palejueshëm paraqet edhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e shtetit shqiptar dhe të institucioneve shqiptare që kanë për detyrë të bëjnë një regjistrim real e ligjor në vend. Maqedonasit, si shtetas të Republikës së Shqipërisë janë qytetarë shembullorë dhe përmbushës të gjitha detyrimeve ndaj shtetit, kërkojmë mbrojtje adekuate nga dhuna e ushtruar nga bullgarët ndaj nesh, maqedonasve në Republikën e Shqipërisë.
Si maqedonas jemi të vetëdijshëm se numri i bullgarëve të regjistruar në Republikën e Shqipërisë varet nga sasia e agresionit që do të bëhet ndaj vendit tonë amë, Maqedonisë për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të regjistruar bullgarët si popull përbërës në të.
Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se karriera e ambasadorit Ivajlo Kirov si diplomat do të varet në masë të madhe nga sa maqedonas do të bindë të pështyjnë mbi origjinën e tyre maqedonase. Prandaj, i njëjti shpërndan celularë, tableta në Trebisht dhe ilaçe në Pustec, shpërndan edhe libra në gjuhën bullgare për fëmijët maqedonas.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë shpreh zhgënjimin e saj me këtë aktivitet të një anëtari të Bashkimit Evropian sepse në këtë mënyrë tregon se ndërhyrja në të gjithë rrjedhën e regjistrimit dhe ligjshmëria e tij janë të dyshimta.
E dimë gjithashtu se agresivitetin bullgar ndaj neve maqedonasve, që nuk duam të nëpërkëmbim ndjenjat tona maqedonase, duhet ta ndalin vetëm institucionet e vendit ku jetojmë, Republikës së Shqipërisë. Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë nuk duan të besojnë se presionet e tilla ndaj tyre nga ambasadori bullgar Ivajlo Kirov do të kalojnë pa reagim nga autoritetet shqiptare.
Në të njëjtën kohë, presim një reagim serioz nga Bashkimi Evropian ndaj anëtarit të tij, Bullgarisë, për shkak të shkeljes së paprecedentë të zhvillimit ligjor dhe pa probleme të regjistrimit të popullsisë në Republikën e Shqipërisë. Nëse vazhdojnë ekskursione të tilla të paturpshme të Kirovit, atëherë maqedonasit në Republikën e Shqipërisë do të kenë arsye të dyshojnë në rëndësinë e rezultateve të regjistrimit të popullsisë të vitit 2023 në Republikën e Shqipërisë.
Shoqata Maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj
Shoqata Maqedonase “Ilinden”- Dega Gollobordë, Kryetar Fatri Fetahu
Comments are closed for this post.