Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë dënon ashpër donacionin në fshatin Glloboçani, Komuna Pustec më 14 shtator 2024 ku u hap “ceremonialisht” ambulanca modulare, donacion nga fondacionin “Kujtesa Bullgare”.
Reagimi ynë bazohet në propagandën antimaqedonase të këtij fondacion i cili propagandën e tij e përhap pa pengesë në rajonet ku jetojnë maqedonas në Republikën e Shqipërisë.
Fatkeqësisht, në këtë akt antimaqedonas morën pjesë anëtarë të delegacionit bullgar të kryesuar nga ambasadori bullgar në Tiranë, Ivajlo Kirov dhe Sofika Male, përfaqësuese e fondacionit “Kujtesa Bullgare” për Republikën e Shqipërisë.
Fatkeqësisht, i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës së Pustecit, Pali Kolefski, i cili ia dhuroi një pllakë të punuar enkas mohuesit të kombit maqedonas, Milen Vrabevskit.
Administrata e Bashkisë Pustec në mandatin e fundit dhe aktual ka qenë dhe mbetet servile ndaj propagandës bullgare, duke mirëpritur përfaqësuesit bullgarë të cilët me ndihmën materiale të Komunës së Pustecit, në zonën e Prespës, po përpiqen të asimilojnë popullsinë maqedonase dhe i portretizojnë si bullgarë në Republikën e Shqipërisë.
Me sa duket, vetëm kryetari Pali Kolefski nuk e ka të qartë këtë mision antimaqedonas të fondacioneve bullgare dhe jo përmirësimin e mirëqenies së banorëve.
Si maqedonas dhe mbrojtës të identitetit kombëtar maqedonas në Republikën e Shqipërisë, shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë u bën thirrje institucioneve në Republikën e Shqipërisë që të marrin masa konkrete për mbrojtjen e identitetit maqedonas dhe trashëgimisë kulturore maqedonase.
Është e papranueshme që maqedonasit në Republikën e Shqipërisë të ekspozohen ndaj manipulimeve dhe presioneve nga fondacionet me motive të fshehura politike. Të gjitha donacionet që synojnë të përmirësojnë jetën e maqedonasve janë të mirëseardhura, por ne kurrë nuk do të pranojmë që ato të përdoren për të promovuar narrativa të rreme.
Është koha që qeveria shqiptare të forcojë prezencën dhe investimet e saj në zonën e Gollobordës, Prespës, Gorës dhe Vërnikutt të banuara nga maqedonasit, si një sinjal i qartë se maqedonasit në Republikën e Shqipërisë janë pjesë e shtetit dhe se të drejtat e tyre dhe identiteti do të mbrohet dhe garantohet. E dimë gjithashtu se agresivitetin bullgar ndaj neve maqedonasve, që nuk duam të nëpërkëmbim ndjenjat tona maqedonase, duhet ta ndalin vetëm institucionet e vendit ku jetojmë Republika e Shqipërisë.
Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë nuk duan të besojnë se presionet e tilla ndaj tyre nga ambasadori bullgar Ivajlo Kirov do të kalojnë pa reagim nga autoritetet shqiptare.
Sulmet e tilla antimaqedonase ndaj nesh si maqedonas duhet të jenë thirrja jonë e fundit drejtuar institucioneve për mbrojtjen e minoritetit maqedonas në Republikën e Shqipërisë.
Në të njëjtën kohë presim reagim nga bashkësia ndërkombëtare ndaj anëtares së saj Bullgarisë për shkak të shkeljes së drejtës sonë themelore njerëzore për t’u deklaruar si maqedonas.
Shoqata maqedonase ‘’Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj
Comments are closed for this post.