Deklaratë kundër rezultateve të regjistrimit të populsisë në Republikën e Shqipërisë
Deklaratë nga shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë kundër rezultateve të regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, për regjistrimin e mbajtur nga 18 shtatori deri më 16 nëntor 2023. Në deklaratë thuhet:
DEKLARATË
kundrejt rezultateve paraprake të regjistrimit të popullsisë në Republikën e Shqipërisë
- Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë hedh poshtë rezultatet paraprake të regjistrimit të mbajtur nga data 18 shtator deri më 16 nëntor 2023, për shkak të falsifikimit të numrit të Pakicës Kombëtare Maqedonase, dhe ndërhyrjen brutale në punët e brendshme të Shqipërisë nga Ambasada Bullgare në Tiranë, dhe Qeveria në Sofje dhe disa fondacione nga Bullgaria para dhe gjatë regjistrimit të popullsisë në Shqipëri!
- Në Shqipëri nuk ka “bullgarë etnikë”. Në asnjë regjistrim nuk ka as edhe një “bullgar” në të gjithë territorin e Shqipërisë!
- Dënojmë fuqishëm keqpërdorimin e termit “Maqedonasit e Veriut” nga Instituti i Statistikave dhe përdorimin e emrit të një shteti si zëvendësim për Pakicën Kombëtare Maqedonase e njohur si Pakicë kombëtare nga Shqipëria.
- Me gjithë paralajmërimin e vazhdueshëm publikut dhe institucioneve të qeverisë shqiptare gjatë gjithë vitit, për përgatitjet e dukshme për falsifikimin e regjistrimit, shprehim keqardhjen tonë për mungesën e interesit të qeverisë shqiptare për ndërhyrjen e rëndë të Bullgarisë. në punët e brendshme të Shqipërisë me qëllim shkombëtarizimin dhe asimilimin e maqedonasve në viset dhe vendet ku ata jetojnë. Na vjen keq që Qeveria Shqiptare nuk mori masa për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e maqedonasve në Shqipëri!
- Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë i propozon Bashkimit Federal të Kombesive Evropiane (FUEN) me një rezolutë të veçantë të refuzojë regjistrimin e popullsisë në Shqipëri si një falsifikim të rëndë me një numër të madh parregullsish.
- Maqedonasit dhe pakicat e tjera kombëtare në Shqipëri nuk e pranojnë regjistrimin e vitit 2023 dhe kërkojnë një regjistrim të ri të popullsisë në përputhje me standardet ndërkombëtare të OKB-së dhe BE-së për të eliminuar regjistrimin e dyfishtë të popullsisë në Shqipëri dhe manipulimin e numrit të Pakicave Kombëtare.
- Ftojmë të gjitha shoqatat maqedonase dhe Aleancën Maqedonase për Integrim Evropian të bashkohen, me qëllim mbrojtjen e identitetit të maqedonasve, dhe kundër tentativave të shkombëtarizimit të maqedonasve dhe asimilimit në “bullgarë” nga qeveria e Sofjes!
- Deklarata do t’i dorëzohet: Kuvendit, Qeverisë, Presidentit, Institutit Shtetëror të Statistikave dhe Avkatit të Popullitt në Shqipëri, Presidentit, Kuvendit dhe Qeverisë së Maqedonisë si dhe Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, OSBE-së, Bashkimit Federal të Kombesive Evropiane (FUEN) dhe ambasadave të huaja të akredituara në Shqipëri.
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Tiranë, Kryetar Nikolla Gjurgjaj
Shoqata maqedonase “Ilinden”-Dega Gollobordë, Kryetar Fatri Fetahu
Kordinatore e shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Qarkun Elbasan, Elsa Xhelili
Kordinator i Përgjithshëm i shoqatës maqedonase “Ilinden”-Tiranë për Maqedoninë, Lambe Shatrovski
Comments are closed for this post.