Shoqata e barnatoreve private njofton se dëshiron të distancohet nga spekulimet e subjekteve të caktuara, se në këto momente seriozisht të rrezikshme nga paraqitja e epidemisë së coronavirusit, barnatoret vendosen në funksion të profituesve me rritjen e pakuptimtë të çmimit të maskave mbrojtëse për fytyrë.
“Është e saktë, se çmimet e maskave mbrojtëse janë rritur, por kjo është rezultat i çmimeve të rritura disafish nga ana e furnizuesve. Me të pavërteta të këtilla prishet dinjiteti i farmacive që janë pjesë përbërëse e sistemit shëndetësor në vend”.
“Njëherit tregojmë se farmaceuti në barnatore, si punonjës shëndetësor më i kapshëm, gjithmonë është në funksion të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve, edukim për parandalim dhe mbrojtje nga infeksionet viroze, si dhe epidemisë eventuale nga koronavirusi”, qëndron në komunikatën e shoqatës.
Comments are closed for this post.