Shoferët e mjeteve transportuese në Zvicër nuk vendosin maska mbrojtëse ndaj koronavirusit, ndonëse pasagjerët janë të detyruar të pajisen me të.

Zvicra është një nga vendet e rralla që i pati rezistuar mirë COVID-19, por tani që rastet janë shtuar, është obligative bartja e maskave.

Që nga sot çdo pasagjer që udhëton me transport publik detyrohet ta mbulojë hundën dhe gojën, kjo po bëhet për të parandaluar një valë të dytë të COVID-19.

Por shumica e pasagjerëve janë habitur me veprimet e shoferëve. Kjo për shkak se ata nuk bartnin maskë mbrojtëse. Qytetarë të shumtë e kanë kontaktuar Blick për të mësuar se pse një gjë e tillë ndodhë – dhe në fund rezultoi se ata janë të liruar nga një obligim i këtillë.

Gjithçka ndodh për shkak se atyre mund t’iu avullohen syzet derisa janë në drejtim të timonit dhe nuk mund të marrin frymë lirshëm.

Por, mbajtja e maskës është opsionale, ata shoferë që dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë.