Hulumtimet e ujit për pije në qytetin e Shkupit kanë treguar se shkupjanët pinë ujë të sigurt dhe cilësor, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Shkup.
Analizat e zbatuara në Sektorin e kontrollit sanitar për periudhën prej 17 deri 21 gusht të bëra në 186 ekzemplarë fiziko- kimik dhe 186 ekzemplarë për analizë mikrobiologjike të ujit për pije nga 42 vende matëse në qytetin e Shkupit, kanë treguar se të gjitha ekzemplarët përgjigjen në Rregulloren e kërkesës për siguri dhe cilësi të ujit për pirje.
Nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” theksojnë se Sektori për kontroll sanitar është në fakt laboratori i parë në shtet që e akrediton punën e saj sipas standardeve ISO17025:2018.
Comments are closed for this post.