Maqedonia edhe këtë mëngjes u zgjua me ajër të ndotur. Kryeqendra është me ajër shumë të ndotur, ndërsa edhe në Kërçovë ka nivele të larta të ndotjes së ajrit.

Përqendrimi i grimcave PM2.5 në Shkup aktualisht është 5.3 herë më shumë se vlera e udhëzimit vjetor të cilësisë së ajrit të OBSH-së.

Të dhënat nga stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor edhe mbrëmë treguan se ndotje shumë të lartë ka pasur në Kërçovë.

Në listën e IQ Air, këtë mëngjes Shkupi është kryeqyteti i 18-të më i ndotur në botë. Ka pasur ditë kur ishte edhe në dhjetë qytetet më të ndotura, gjë që është alarmante.