Policia e Shkupit ka ngritur padi penale kundër katër personave nga Shkupi në moshë prej 28 deri 41 vjet.

Ata ngarkohen për veprën penale “vjedhje” në vlerë prej 4000 euro në kundërvlerë 350.000 denarë, transmeton Zhurnal.

Siç njoftojnë nga MPB, grabitësit veprën penale e kanë kryer natën mes 22 dhe 23 dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Bellasica” në parkun “Skopski Saem”, pas çka dy prej të paditurve me përdorimin e mjeteve të forta kanë thyer xhamin dhe kanë hapur derën e veturës të tipit “Reno Megan” (me targa të Bitollës) kanë hyrë në veturë dhe kanë marrë një çantë në të cilën ka pasur dokumente personalë, çelësa, 250.000 denarë dhe 570 euro.

Pas masave të ndërmarra nga ana e policisë, personat e paditur janë privuar nga liria dhe janë dorëzuar në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme.