Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar për moshën dhe identitetin e trupit të femrës së gjetur dje pranë fshatit Orizarë të Epërme në Shkup.
Burime nga policia thonë se autopsia po vazhdon dhe se nuk ka detaje të tjera.
Nuk ka përgjigje në pyetjen se në çfarë gjendje ishte trupi i pajetë gjatë kohës kur u zbulua dhe nëse kishte nshenja dhune. Siç mëson Alsat, prokurori kompetent ndaloi hapjen e qeses së plastikës ku ishte futur trupi i pajetë për të mos dëmtuar disa elemente thelbësorë për të zbardhjen e rastit.
Kujtojmë, trupi i femrës së pajetë u gjet dje nga një punëtor i Higjienës Komunale. Trupi ishte mbështjellë në një qese të plastikës./Alsat
Comments are closed for this post.