Tre fëmijë prej 17 pacienëve në taotal në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup janë në gjendje serioze si rezultat i komplikimeve nga gripi seoznal.

Në të tre rastet, krahas gripit sezonal fëmijët kanë edhe disa sëmundje tjera.

Drejtori i kësaj klinike deklaroi se asnjëri prej tyre nuk është në aparate për frymëmarrje ndërsa gjendja e 14 pacientëve të tjerë vëzhgohet nga ekipi mjekësor i klinikës.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme u regjistrua edhe viktima e parë e gripit sezonal ku 14 vjeçarja humbi jetën.

Vetëm këtë javë janë regjistruar 3600 të prekur nga gripi, ndërsa numri i përgjithshëm është 10.700 persona.

Autoritetet shëndetësore thonë se për momentin nuk ka nevojë për mbyllje të shkollave, si masë për të parandaluar përhapjen e gripit.