Qeveria e Maqedonisë do të mbajë mbledhjen e parë për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje, të shpallur nga Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji. Në takim është paralajmëruar prania e ministrave nga vendi, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova dhe përfaqësues të lartë nga Drejtoria për Zgjerimin e KE-së.
Takimin ministror do ta hapin ministri i Financave Fatmir Besimi dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq.
Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Instrumenti i Reformës dhe Rritjes do t’u prezantohen Ministrave të Financave dhe Ekonomisë nga Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Kopmann.
Comments are closed for this post.