Gjatë ditës së djeshme një i burgosur ka ndërruar jetë në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup.

Nga MPB thonë se mjekët kanë konstatuar vdekje pa shenja dhune.

“Më 17.01.2023 rreth orës 05:35 në SPB-Shkup është raportuar se në Klinikën e Toksikologjisë – Shkup ka ndërruar jetë G.S.(51) nga Velesi, i burgosur nga burgu Idrizovë, i cili në spital ishte dërguar një ditë më parë. Një mjek ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Ngjarja është raportuar në prokuror publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB.