Me 05.02.2019 në ora 17.15 në rrugën fshati Leka-fshati Krushopek, Shkup, vetura e drejtuar nga një shofer i panjohur e ka goditur një këmbësor-një vajzë nëntë vjeçare nga fshatu Krushopek dhe e ka lëshuar vendin e ngjarjes, transmeton Almakos.

Vajza me veturë tjetër është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup. Po punohet për zbardhjen e rastit.