Me 29.01.2019 në ora 21.30 në rrugën “Lazo Trpovski” në Shkup, vetura e tipit “Hjundai santa fe” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga N.A.(33) nga Shkupi, e ka goditur këmbësorin S.S.(30) nga Shkupi, transmeton Almakos.

S.S. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup.