Gjatë ditës së djeshme (26 shtator), në territorin e Shkupit, policia shqiptoi 266 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.
Siç informohet nga Ministria e Brendshme, 13 persona u gjobitën për mosposedim të patentës, 102 gjoba u shqiptuan për tejkalim të kufirit të shpejtësisë, u gjetën 9 automjete të paregjistruara, 20 motoristë u sanksionuan dhe 87 shoferë u gjobitën për parkim të paligjshëm.
63 automjete u larguan me “merimangë” dhe 18 sanksione u vendosën për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.
Ministria e Brendshme kujton se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë në ditët në vijim.
Comments are closed for this post.