Policia ka njoftuar se një taksist është gjendur i vdekur pranë stacionit hekurudhor të Shkupit mbrëmjen e sotme. Bëhet fjalë për një taksist nga Shkupi me inicialet M.P (1961).

Nga Ministria e Brendshme thanë se personi i vdekur është gjetur pranë stacionit të trenit dhe mbi trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Informacione më të detajuara policia do t’i japi nesër pas ekspertizës që po kryen në vendin e ngjarjes.