Gjatë ditës së djeshme (01.03.2021) me urdhër të Gjykatës Penale, inspektorë nga njësiti për tregti të paligjshme të drogës dhe armëve pranë SPB Shkup kanë kryer bastisje në shtëpinë e A.P. 24 vjeçar nga Shkupi. Gjatë bastisjes është gjetur dhe konfiskuar një matëse digjitale me mbetje nga marijuhana dhe disa fara kanabisi. Personi është privuar nga liria për procedurë të mëtejme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.