23 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 12 nga gjithsej 29 aksidente trafiku, të cilat gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur në rajonin e Shkupit.

Në 17 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia nga komunikacioni ka përjashtuar gjashtë shoferë, të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, tetë pa leje për vozitje dhe pesë makina të paregjistruara.

Me makinën speciale “karrotreci” janë larguar 124 makina.