Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (14.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik.
Nga MPB thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë regjistruar 105 shkelje dhe atë: 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 në gjendje të dehur, 11 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 2 për kalim në të kuqe në semafor.
Janë shqiptuar edhe 7 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 4 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 8 gjoba të tjera për parkim të parregullt.
Comments are closed for this post.