Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, është miratuar dekret me forcë ligjore në pjesën e Ligjit për Marrëdhëniet e Punës, i cili thotë se të gjitha ato nëna, pushimi i lehonisë së të cilave skadon nga momenti i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, dhe kjo është 18 Marsi, pushimi i lehonisë zgjatet dhe paguhet, kështu që FSSH merë përsipër shpenzimet. Procedura për zgjatjen e mungesës, si dhe në kushte të rregullta, kryhet përmes FSSH-së, njoftoi sot zv. ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Sanela Shkrijelj.
Vetë mungesa, siç theksoi Shkrijelj në një vide seancë në Qeveri, rregullohet me një konfirmim dhe një deklaratë personale në të cilën prindi deklaron se ai kujdeset për fëmijën.
“Kjo është një gjendje që zgjat për një kohë të gjatë dhe natyrisht është e mundur që prindërit të marrin kthesat duke përdorur lejen. E tëra ato që duhet të bëjnë janë të paraqesin një deklaratë të tillë personale me shkrim në Sektorin për burimet njerëzore, në institucion, në kompaninë ku ata punojnë për rregullimin e mungesës”, tha ajo.
Shkrijelj kujtoi se personat me sëmundje kronike, njerëzit që janë plotësisht të verbër, njerëzit në karroca me rrota dhe ata me aftësi të veçanta intelektuale janë të lirë nga puna dhe aktivitetet e punës.
Comments are closed for this post.