Shkëndija e Tetovës i ka dhënë fund aventurës Europiane, duke u eliminuar nga Dudelanzhi në raundin e dytë eliminatorë të Liga Europës.

Tetovarët nuk shkuan më shumë se një barazim 1:1 në ndeshjen e kthimit të luajtur sot në Luksemburg, me vendasit që shënuan gol në minutën 78-të me Delgadon, ndërsa Agim Ibraimi barazoi në shtesat për 1:1.

Kuqezinjtë e mbyllën sfidën me 3 futbollist më pak, pasi nga loja u përjashtuan me kartona të kuq, Musliu, Nafiu dhe Agim Ibraimi, pas një situate të tensionuar në fund të takimit.

Kështu Shkëndija eliminohet nga Europa me rezultat të përgjithshëm 3:2, pasi ekipi nga Luksemburgu triumfoi në ndeshjen e parë në Shkupi me shifra 2:1.

Ndërkohë nga Europa është përshëndetur edhe Feronikeli i Zekirija Ramadanit, duke u eliminuar nga Slovan Bratislava me shifra të përgjithshme 4:1, pasi edhe në Prishtinë ekipi kosovar u mund me rezultat 2:0.

/Shenja/