Me rritjen e temperatuarve kanë ndodhur disa fenomene jo të zakonshme, shkencëtarët kanë zbuluar se me rritjen e temperaturës së Tokës, është shkëputur një shtresë antike akulli me sipërfaqe afro 113 km katrorë nga ishulli i Groenlandës.
Seksioni i akullnajës së ashtuquajtur “Spalte” ndodhet në verilindje të Arktikut.Ajo ishte copëtuar prej vitesh para shkëputjes finale më 27 gusht.
Doktoreshë Laura Meller punon për organizatën ndërkombëtare mjedisore, “Greenpeace”, dhe paralajmëron se këto zhvillime të janë kambanë alarmi për krizën klimatike që e pret shpejti botën.
“Nëse kriza merret seriozisht, duhet menjëherë të ndalet lëshimi i gazrave në atmosferë dhe të krijojmë një rrjet rezervatesh oqeanike që mbulojnë të paktën çerekun e planetit blu. Jemi në cepin më fundor të detit akullnajor për të dokumentuar sipërfaqen e ulët të akullit, speciet që mund të mbrohen dhe për të bindur liderët e botës për rolin që ata kanë në këtë krizë.”
Në bordin e anijes studimore “Agimi Arktik” ndodhet edhe piloti i akujve, Pol Ruzicki.Ai lundron në rajon që prej vitit 1996 dhe i vëren ndryshimet që po sjell ngrohja globale.
“Shoh sa me lehtësi lëviz anija dhe them se vetëm dy e dhjeta e sipërfaqes së akullit duhet të ndodhet në ujë. Akullnajat po bëhen copash dhe sasia e akujve sa vjen e zvogëlohet vit pas viti. Jo shumë kohë më parë thuhej se akullnajat do shkrinin për 100 vite dhe në verë nuk do kishte më akuj, pastaj zbriti në 75 vite, 50 vite, dhe së fundmi 15 apo 5 vite. Pra situata po përkeqësohet me shpejtësi, sipas shkencëtarëve.”
Shkrirja e akujve, temperaturat në rritje dhe ditët me reshje janë disa nga fenomenet që po vërehen gjithnjë e më tepër afër Polit të Veriut.
Studiuesit thotë se vlerat për të tria këto dukuri natyrore tejkalojnë kufijtë normalë të viteve të shkuara dhe kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Arktikut dhe si kjo do ketë pasoja në sipërfaqet jetësore të Tokës.
Comments are closed for this post.