Ndërsa të krishterët për 2000 vjet janë duke pritur ardhjen e dytë të Krishtit, disa e kanë kuptuar këtë shumë seriozisht, kështu që ata vendosën ‘për të marrë çështjen në duart e tyre’.

Një grup që e quan veten “Projekti i ardhjes së dytë”, me ndihmën e shkencës do ‘të kthejë’ shpëtimtarin në Tokë.

Në fakt, anëtarët e grupit janë duke planifikuar për të marrë mostrën e ADN-së të Krishtit pas së cilës embrioni me ADN-në përkatëse do të implantohet në mitrën e një gruaje që do të vullnetare për lindjen e fëmijës klon, transmetojnë mediat kroate.

Megjithatë, përderisa sharlatanët e tillë nuk i merr askush seriozisht, një iniciativë e ngjashme ekziston që nga viti 2017.

Kështu, gjenetiku nga Oxford George Bisbee dhe teologu Joe Bazil bashkuan forcat për të gjetur ADN-në e Krishtit.

Të dy ata shqyrtuan pëlhurën e famshme me të cilën mendohet të jetë mbështjellë Krishti pas kryqëzimit, e cila ndodhet në Katedralen e Torinos. Qëllimi i tyre është të marrin ADN-në nga kjo mostër për të përcaktuar ADN-në e Krishtit, me qëllimit të klonimit, transmeton tch

Ata besojnë se janë “në rrugën e duhur”, shkruan e përditshmja kroate ‘Dnevno’.