Rënia e flokëve prek më së shumti meshkujt, dhe për shumë prej tyre kjo përbën një problem.

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim të rëndësishëm për trajtimin e këtij problemi pasi kanë krijuar flokët me dukje natyrale nga qelizat burimore.

Studiuesit amerikanë thonë se kanë zbuluar një metodë e cila ua mundëson rritjen e flokëve përmes lëkurës së minjve duke përdorur qelizat papilare të lëkurës të cilat rrjedhin nga qelizat burimore pluripotente të njerëzve, shkruan Sky News.

Studimi përfshinë qelizat burimore të njerëzve të cilat janë të kombinuara me qelizat e minjve para se ato të vendosen në një skelë 3D të biodegradueshme e bërë nga materiali i njëjtë si një qepje e tretshme.

Kjo ndihmoi në kontrollimin e drejtimit të rritjes së flokëve dhe integrimin e qelizave burimore në lëkurë.

Këto gjetje janë prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare për Qelizat Burimore në Los Anxhelos.

“Protokolli ynë i ri, tejkalon sfidat kyçe teknologjike të cilat e kanë mbajtur zbulimin tonë nga përdorimi i vërtetë”, ka thënë Alexey Terskik, nga Instituti Sanford Burnham Prebys Medical Discovery në Kaliforni.

Tani, shkencëtarët po kërkojnë që të aplikojnë procesin e njëjtë te njerëzit si një trajtim kundër rënies së flokëve.