Gjatë kontrolleve të inspektoratit për ushqim dhe veterinarëve zyrtarë në kuadër të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari në vend, muajin e kaluar si ushqim të pasigurt ka shkatërruar mbi 16 ton ushqim me prejardhje shtazore dhe joshtazore. Në total u zbatuan 5.904 kontrolle.

“Me konstatimin e parregullsive gjatë kontrolleve, inspektorët e Agjencisë, gjatë kësaj periudhe kanë dhënë gjithsej 642 masa inspektuese, prej të cilëve 418 për zgjidhje të mbetjeve dhe 199 për operatorët edukativ të ushqimeve. Janë dhënë edhe dy kallëzime penale për parregullsi”, deklarojnë nga Agjencia.

Për eksport të ushqimeve joshtazore, inspektorati për ushqim në muajin korrik ka dhënë 392 certifikata për siguri të ushqimeve. 411 certifikata kanë dhënë operatorët zyrtarë të veterinarisë për ushqim për eksport të ushqimeve me prejardhje shtazore në tregjet ndërkombëtare./