Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ka qenë pjesëmarrës në Forumin e parë investues në Podgoricë, ku ishte prezent edhe nikoqiri, kryetari i Podgoricës, Ivan Vukoviq, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe kryetari i Këshillit të Beogradit, Nikola Nikodejeviq. Po ashtu në këtë Forum kanë marrë pjesë edhe një numër i konsiderueshëm i sipërmarrëseve dhe investitorëve nga Ballkani, Evropa dhe më gjerë.
Sektori për marrëdhënie me publikun nga Qyteti i Shkupit, njofton se kryetari Shilegov, në fjalimin e tij ka theksuar se perspektivat rajonale për investime kërkojnë bashkëpunim intensiv, sidomos mes kryeqyteteve të shteteve të rajonit.
Sipas Shilegovit, Podgorica ka shumë çka t’i ofrojë të gjitha kompanive të interesuara nga Maqedonia e Veriut dhe rajoni, të cilët kanë potencial t’i zgjerojnë bizneset e tyre, së paku në shtetet fqinje, por edhe më gjerë.
“Po ashtu jam i bindur se çdonjëri prej kryeqyteteve të cilat i përfaqësojmë mund të ofrojnë diçka ndryshe, e cila si praktikë pozitive mund të zbatohet në qytet tjetër, me çka të gjithëve së bashku do të na çojë përpara në ekonomitë tona lokale dhe nacionale, por edhe në tregun botëror. Në Maqedoninë e Veriut politika investuese në të kaluarën ka qenë shumë më shumë temë nacionale, se sa lokale. Ajo zakonisht ka qenë e udhëhequr nga Qeveria apo Agjencia për investime të huaja dhe Drejtoria për zonat teknologjike të zhvillimit industrial. Këtë gjendje qeveria aktuale e RMV-së, së bashku me vetëqeverisjen lokale bëjnë përpjekje ta ndryshojnë drejtpërdrejtë duke e nxitur zhvillimin lokal ekonomik. Çdo qytet disponon me specifikacione të veta lokale, të cilin e bëjnë më tepër apo më pak destinacion atraktiv për biznes, në raport me ndonjë qytet tjetër”, tha Shilegov, para të pranishmëve në Podgoricë.
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, njëkohësisht ka theksuar se qyteti ynë ka mbi 600 mijë banorë, me pozitë të volitshme gjeografike, e cila siguron relativisht pozitë të mirë kur janë të pyetje investimet e huaja. Ai po ashtu ka sqaruar se në afërsi të Shkupit, ekzistojnë dy zona të lira ekonomike, të cilët drejtpërdrejtë lidhen me aeroportin e Shkupit dhe Korridoret 8 dhe 10. Mes tjerash ai ka përmendur se në largësi deri në 90 kilometra ekzistojnë edhe dy zona tjera të lira ekonomike, ajo e Tetovës dhe e Shtipit.
Ndryshe, Shilegovi, në Forumin e parë investues në Podgoricë, ka nënvizuar se Qyteti i Shkupit, aktivisht merr pjesë në një numër të madh projektesh evropiane dhe iniciativa, në kuadër të të cilave shkëmbejnë përvoja të rëndësishme, praktika dhe zgjidhje inovative.
“Me realizimin e projektit ‘Qyteti i mençur’, Shkupi do të bëhet metropol modern, ku nxitës kryesor janë teknologjitë progresive të informacionit. Seriozisht është ndryshuar koncepti për kremtimin e Vitit të Ri, me organizimin e tregut të Vitit të Ri ‘Uinterland’, i cili për të dytin vit radhazi ofron shumë përmbajtje argëtuese në sheshin kryesor të Shkupit, gjatë muajit dhjetor”, thonë nga Qyteti Shkupit.
Comments are closed for this post.