Ish kryetari i Shkupit dhe ish-funksionari i lartë i LSDM-së, Petre Shilegov, akuzoi se për momentin LSDM është parti e robëruar. Në rrjetet sociale ai shkroi se LSDM është e robëruar që nga viti 2019. Me dy “liderë” të imponuar nga rajoni i jugut. Kjo nuk është LSDM – thotë Shilegov.
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, duke komentuar publikimet e Shilegovit, tha se LSDM ka pasur zgjedhje të brendshme legjitime partiake ku e zgjodhi liderin e ri në procedurë ku morën pjesë katër kandidatë.
Nuk kemi për qëllim që të intervenojmë në sulmet personale dhe mbetemi të përkushtuar në parimet demokratike që i respektojnë qëndrimet e ndryshme por në suaza të dialogut të civilizuar, thotë Kuzeska.
Comments are closed for this post.