Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit 175 persona janë shëruar nga coronavirusi.
Prej tyre nga Shkupi-37, Kumanova-27, Shtipi-56, Prilepi-3, Tetova-5, Manastiri-1, Kavadari-4, Gostivari-14, Gjevgjelia-5, Radovishi-2, Demir Hisari-1, Makedonski Brod-1, Shën Nikolla-11, Kërçova-7, Resnja-1.
Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i personave që e kanë fituar betejën me COVID-19 shkon në 8.662.
Nga ana tjetër që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar edhe 532 viktima.
Kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është 12.357, ndërkaq raste aktive deri sot (13 gusht) janë 3.163.
Comments are closed for this post.