Instituti për Shëndet Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 127 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Prej tyre nga Shkupi anë 40, Kumanova-17, Shtipi-22, Prilepi-6, Velesi-2, Manastiri-2, Gostivari-5, Radovishi-10, Krusheva-1, Probishtipi-5, Demir Hisari-1, Makedonski Brod-3, Kratova-1 dhe Shën Nikolal 12.
Me rastet e sotme numri i personave që e kanë fituar betejën me COVID-19 në Maqedoni shkon në 7.607.
Ndërsa nga ana tjetër sot janë regjistruar dhe dy viktima, kurse numri i përgjithshëm i tyre është 519.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë infektuar 11.554 persona, ndërsa raste aktive sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë (7 gusht, 2020) janë 3428.
Comments are closed for this post.