Ministrja e Mbrojtjes dhe zrytarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska, sot i ka komentuar ngjarjet në Kuvend dhe shumicën e re parlamentare.
Ajo tha se qytetarët janë lodhur nga numërimi i deputetëve, dhe se ata duan të numërojnë ligje, reforma dhe rezultate cilësore,
Sheqerinska tha se me dështimin e votimit të mocionit të votëbesimit ndaj Qeverisë është penguar ndërprerja e procesit të eurointegrimeve, ndërkaq thekson se janë në bisedime për të siguruar shumicë parlamentare.
“Qytetarët e pritën këtë me lehtësim, tani presin prej nesh që ta konfirmojmë edhe me sigurimin e shumicës parlamentare, që do të garantojë Kuvend funksional dhe rrjedhje normale të procesit të reformave. Po zhvillohen bisedime, pres që kjo të përfundojë shpejt dhe me sukses, sepse na pret punë”, tha mes tjerash Sheqerinska.
Comments are closed for this post.