Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, sot tha se për më pak se katër muaj më shumë se gjysma e shteteve anëtare e kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke shtuar se ky është sinjal i qartë për vendin.

Ajo tha se fokusi është kontakti me vendet që nuk e kanë filluar procesin e ratifikimit, ndërsa nuk pret të ketë probleme me Turqinë.

“Ju e dini që në Turqi tani do të ketë përsëritje të zgjedhjeve lokale në disa komuna. Na thanë që sapo parlamenti i tyre të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të zakonshme, do të ketë më shumë afate që të mund të planifikojnë. Presim që nesër Republika Çeke të përfundojë ratifikimin, ka edhe disa paralajmërime pa ndonjë datë të caktuar”, tha Radmilla Sheqerinska.

Ministrja Sheqerinska tha se takimi mes Zoran Zaevit dhe kancelares gjermane Angela Merkel të enjten në Berlin do të jep mesazh se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur detyrat dhe BE tani duhet të veprojë.