“Është koha që Këshilli i Evropës ta ndjekë rekomandimin e qartë të Komisionit evropian dhe të caktojë datë për fillim të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Union”, porositi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska nga Konferenca për siguri evropiane në Garmish-Partenkirhen.

Ajo tha se është punuar shumë të krijohen argumente për fillim të negociatave.

“E zgjidhëm çështjen me Greqinë, nënshkruam marrëveshje me Bullgarinë dhe me atë Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm ballkanik i cili nuk ka çështje të hapur me cilin do nga fqinjët”, tha Sheqerinska në Konferencën e organizuar nga Qendra evropiane për studime të sigurisë “Xhorxh Marshall”.

Ajo shtoi se Maqedonia e Veriut është shembull i shkëlqyeshëm për pajtim dhe fqinjësi të mirë dhe është një hap drejt anëtarësimit në NATO.

Shekerinska theksoi se vendi është i përkushtuar edhe ndaj reformave vendore – për vetëm 24 muaj, me ndryshimin e Qeverisë paraprake, demokracia u konsolidua, u përforcua sundimi i së drejtës dhe shkuam përpara drejt proceseve vendimtare të transformimit në të gjitha sferat – politikat, administratë publike dhe shoqëri.

Në kuadër të konferencës, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Sheqerinska u takua me zëvendësdrejtorin e Qendrës evropiane për studime të sigurisë, gjeneralin brigadier, Johan Berger, të cilit iu falënderua për mundësitë për edukim dhe arsimim të personelit nga Ministria dhe Armata në qendrën “Xhorxh Marshall”.

Prej vitit 1998 e deri më tani, mbi 400 persona përfunduan kurse të realizuara nga kjo Qendër, përderisa mbi 700 morën pjesë në aktivitete të ndryshme të organizuara nga qendra “Xhorxh Marshall”