Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Shefi i diplomacisë kroate do të pritet homologu i tij, Bujar Osmani, me të cilin do të realizojë takim.

“Krahas takimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në orët e mbrëmjes në Filharmoni do të mbahet një ngjarje solemne, që do të shënohet me koncert të Ansambleve folklorike nga Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, e më pas do të ketë pritje përkatëse për kremtimin e përbashkët të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë”, thonë nga MPJ.

Në ditën e dytë të vizitës, ministri Radman do të marrë pjesë në edicionin e dytë të Forumit të Prespës për Dialog që do të mbahet nga 16-18 qershor në Ohër.