Shefi i diplomacisë hungareze Peter Szijártó i pranishëm në Forumin Strategjik të Bled të zhvilluar të hënën, foli për situatën në Ballkan.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh i bindur se është koha që anëtarët e BE të tregojnë mbështetje të qartë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë.
Sijarto pas takimit me ministren e Serbisë për Integrime Evropiane, Tanja Miščević, tha se BE-ja nuk mund të jetë e plotë, më e fortë apo më rezistente ndaj krizave nëse nuk integron vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se Serbia është padyshim përbën një vend të rëndësishëm.
“Unë besoj se është koha që miqtë tanë nga Evropa të kuptojnë gjithashtu se do të ishte shumë më e vështirë dhe ndoshta e pamundur, të garantohej stabiliteti i Ballkanit Perëndimor pa Serbinë,” tha Szijarto.
Comments are closed for this post.