Përfaqësues zyrtarë amerikanë dhe rusë sot filluan bisedimet për sigurinë e hapësirës, pasi Uashingtoni dhe Londra javën e kaluar e akuzuan Moskën për testim të armëve antisatelitore.

Pas dialogut njëditor në Vjenë, i cili ishte planifikuar me muaj, do të vijojnë bisedime treditore midis të dyja vendeve për kontroll të armëve bërthamore.

Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit për Siguri Ndërkombëtare Kristofer Ford të premten i akuzoi Moskën dhe Pekinin se ata hapësirën tashmë e kanë shndërruar “në teatër të operacioneve ushtarake”.

Sipas tij, Uashingtoni propozon rregulla për sjellje të ndërgjegjshme në hapësirë, të cilat duhet ta ndjekin modelin e rregullave të përhershme për udhëheqje të luftës dhe të cilat duhet të bazohen në parimin e proporcionalitetit dhe humanitetit.

Rusia dhe Kina e mbështesin nismën alternative për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare për të ndaluar armët në hapësirë.

Sipas komandës amerikane të hapësirës, në mes të korrikut Rusia ka testuar armë antisatelitore në një rast të ngjashëm me një test tjetër të kryer në vitin 2017.

Moska i ka mohuar akuzat.