Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Jagoda Shahpaska sot deklaroi se pret nga deputetet sa më shpejtë të sjellin zgjidhjen ligjore me të cilën mundëson dita e diel të jetë ditë jo-pune sepse, siç tha, është në dobi të të gjithë qytetarëve.

Shahpaska në intervistë për “Utrinski Brifing” rikujtoj se për këtë propozim ligj që është në lexim të dytë në Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale, kishte disa përpjekje për të hapur debat edhe para zgjedhjeve lokale.

Ministrja theksoi se dobia për të miratuar këtë zgjidhje ligjore nga e qytetarëve është e madhe.
Me zgjidhjen ligjore dita e diel është ditë jopune, vetëm 8 për qind të punëtorëve do të punojnë të dielën, dhe për ata është paraparë minimum prej 50 për qind më shumë mëditje, ndërsa për të punësuarit në qendrat tregtare vetëm për një ndërrim do të kenë rritje prej 100 për qind më lartë mëditje. Dy për qind nga qarkullimi vjetor i qendrave tregtare të dielën është paraparë të shkoj në ndërtimin e kopshteve për fëmijë. Me këtë zgjidhje ligjore paraqet balancë në mes jetës private dhe profesionale të qytetarëve, theksohet në kumtesën e MPPS-së.

Shahpaska në pyetjen rreth përgatitjes së Ligjit të ri për marrëdhënie pune tregoi se kjo zgjidhje ligjore është përgatitur dhe së shpejti do të jetë e hapur për debat publik. Si risi e rëndësishme që do të sjell zgjidhja ligjore, tregoi ajo, është shkurtimi i kohëzgjatjes së Kontratave për kohë të caktuar, që për momentin janë me kohëzgjatje prej pesë viteve.

Shahpaska theksoi se edhe me daljen nga pandemia e Kovid-19, do të rritet edhe BPV-ja, me çka do të sjell edhe për rritjen e pagave.