Nga fillimi i vitit shkollor në shkollën e mesme “Zef Lush Marku“ nga 1895 nxënës vetëm 10 nxënës janë në izolim. Sipas drejtorit të shkollës Faruk Zeqiri, nxënësit në izolim ndjekin mësimin online.
“Vetëm 10 nxënës i kemi në izolim për ata nxënës organizojmë mësim online. Prej tyre 5 janë të infektuar me covid 19, para fillimit të vitit shkollor. ata kanë qenë të infektuar . Vetëm 1 nxënës e kemi pasur vetëm 1 ditë ka qenë në shkollë dhe ditën e diel ka rezultuar pozitiv. Në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, janë izoluar edhe shok të klasës së tij. Gjithsej janë 10 nxënës që ndjekin mësimin online”, u shpreh drejtori i gjimnazit “Zef Lush Marku”- Shkup, Faruk Zeqiri.
Në gjimnazin Zef Lush Marku, nuk ka pasur për fat të mirë as profesorë të infektuar me Covid.
“Prej kur ka filluar viti shkollor, asnjhë mësimëdhënës nuk ka rezultuar pozitiv të gjithë janë në vendet e punës. Nga kolektivi jonë janë të vaksinuar 90% e mësimëdhënësve që është një numër jashtëzakonisht i madh”, theksoi Zeqiri.
Sipas Ministrisë së Arsimit, mbi 62% e punonjësve nëpër shkolla janë të vaksinuar. Përvoja e vitit të kaluar me nxënësit e klasave nga e 1deri në të 3 të cilët mësimin e ndoqën me prani fizike tregoi se shkollat nuk janë vatra dhe transmetues të virusit, gjë që tregoi një respektim të vazhdueshëm të masave dhe protokolleve mbrojtëse.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës pret që këtë vit protokollet të respektohen nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, ku do të ofrohet mësimdhënie cilësore me prani fizike, por edhe mbrojtje të shëndetit publik.
Comments are closed for this post.